Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Vorë. Viktima është me inicialet T. K. Ai ishte larguar nga shtëpia 3 ditë më parë, ndërsa sot rreth orës 15:50 në rrugën “Demokracia” në Vorë në një pallat të braktisur u gjet i vetëvarur.
Nga këqyrja paraprake, policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al