Ishte kthyer në tmerrin e banorëve, arrestohet hajduti i shtëpive në Nartë

schedule20:56 - 5 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 5 Shtator, 2020

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e Nartës në ABC News për vjedhjet e njëpasnjëshme në banesat e fshatit, është vënë në pranga një 38-vjeçar me iniciale E.M.

Ai është i dyshuar si autor i disa vjedhjeve dhe grabitjeve, pjesa më e madhe të ndodhura pikërisht në Nartë.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se 38-vjeçari është kapur në flagrancë teksa po tentonte të grabiste një tjetër banesë në fshat.

Mësohet se ai është banues në Vlorë, ku dyshohet se ka grabitur edhe dy banesa të tjera./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!