Një kinez 101 vjec është shëruar nga koronavirusi dhe pas dy javësh në karantinë është kthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij 92 vjecare. Duke dalë nga spitali ai u tha mjekëve se duhej të shkonte në shtëpi për t’u kujdesur për ‘të.
Pak pas ditëlindjes së tij të 101, ai u diagnostikua me koronavirus.
I shtruar menjëherë në spital ai nuk u dorëzua dhe pas një jave mjekimi dhe dy javësh na karantinë, ai u largua nga spitali për t’u kthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij. Duke përshendetur mjekët dhe infermierët ai u shpreh se duhej të shkonte në shtëpi të kujdesej për gruan e tij 92 vjecare. Ai është pacienti më i moshuar që është shëruar nga koronavirusi në Kinë
Dai, sipas mediave kineze ka qëndruar në një spital në Uhan deri në 4 mars. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë gjurmë të sëmundjes
Para tij pacienti më i moshuar i shëruar nga koronavirus ishte një 98 vjecare./abcnews.al