Ishte infektuar me Covid, hidhet nga spitali një vajzë 34-vjeçare

schedule13:03 - 28 Gusht, 2021

schedule 13:03 - 28 Gusht, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë ku një vajzë e re ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një spitali.

Mësohet se 34-vjeçarja u përpoq t’i japë fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga kati i parë i klinikës covid në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras , ku po trajtohej.

Sipas informacioneve rreth orës 05:00 të mëngjesit, vajza ishte në repart me dy pacientë të tjerë femra, të cilët sapo kuptuan se çfarë kishte ndodhur, njoftuan menjëherë infermierët.

34-vjeçarja me origjinë nga Aigio , ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital 15 ditët e fundit.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ka pësuar fraktura në këmbën e majtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme.

34-vjeçarja, sipas informacioneve, ishte e ngarkuar psikologjikisht. Arsyet që e çuan atë në këtë akt nuk janë bërë ende të ditura dhe ngjarja po hetohet nga Policia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!