Njëmbëdhjetë foshnja vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në një spital në qytetin Tivaouane, në Senegalin perëndimor.
Presidenti i vendit, Macky Sall, ka njoftuar në Twitter. “Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr vdekjen e 11 foshnjave nga zjarri në repartin e të porsalindurve në spitalin publik.”
Tragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në qendrën e transportit të Tivaouane, dhe u shkaktua nga “një qark i shkurtër”, sipas politikanit senegalez Diop Sy.
“Zjarri u përhap shumë shpejt”, tha ai.
Kryebashkiaku i qytetit Demba Diop raportoi se “tre fëmijë janë shpëtuar”.
Sipas mediave lokale, spitali Mame Abdou Aziz Sy Dabakh është inauguruar së fundmi.
Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në prill, kur një zjarr shpërtheu në një spital që vrau katër foshnja./abcnews.al/