Ishte idhulli i Maradonës: Sulmi i hajdutëve qëllon fatal, shuhet “El Trinche”

schedule16:21 - 8 Maj, 2020

schedule 16:21 - 8 Maj, 2020

Tomas Felipe Carlovich nuk njihet shumë jashtë Argjentinës, por në vendin e njohur latin është më shumë se një idhull. Ish-futbollisti gjenial, idhulli absolut i Diego Maradonës, i njohur ndryshe si “El Trinche”, është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme në moshën 71-vjeçare. Dita e mërkurë ishte fatale për legjendën e futbollit argjentinas.

Disa hajdutë tentuan t’i vidhnin biçikletën, Carlovich rezistoi dhe u përlesh me ta. Një nga të rinjtë e goditi me një mjet të fortë dhe “El Trinche” dëmtoi rëndë kokën gjatë rrëzimit në tokë . Prej të mërkurës në mbrëmje qëndronte në koma.

Carlovich kishte lindur në Rosario dhe vinte nga një familje me origjinë kroate. Ai cilësohej si futbollisti i popullit dhe kush e ka parë duke luajtur futboll nuk i harron kurrë magjitë që dhuronte në fushë. “Futbollisti më i mirë në histori ka luajtur te Rosario, emri i tij është Carlovich”, deklaronte Diego Armando Maradona vite më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!