“Ishte i shkëlqyer në debutim”, Shpresave i bashkohet talenti nga Podujeva

schedule13:15 - 16 Mars, 2021

schedule 13:15 - 16 Mars, 2021

Megjithëse nuk është publikuar, Alban Bushi e ka hartuar pjesën më të madhe të listës së lojtarëve që do thirri për grumbullimin e pas disa ditëve të kombëtares Shpresa.

Klubet europiane e kanë traditë të zbulojnë të thirrurit në kombëtare dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe te Lokomotiv Zagreb. Kallaku e Çokaj nga Lokomotova i janë bashkuar kombëtares së madhe dhe Bushi vjel një tjetër talent nga nënkampionët e Kroacisë.

 

Ish-talenti i Llapit në Kosovë, Hajdin Salihu, i cili këtë sezon është bashkuar me Lokomotiv Zagreb, ka fituar një ftesë nga Bushi dhe ka vendosur ta pranojë atë. 19-vjeçari nga Podujeva aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe Lokomotiva ka elozhe për paraqitjet e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NK Lokomotiva Zagreb (@nklokomotiva)

“E kemi thënë tashmë se 19-vjeçari Hajdin Salihu luajti shumë mirë, si një lojtar me përvojë, në debutimin e tij në Kroaci. Ne jemi krenarë të njoftojmë se Salihu mori ftesë nga kombëtarja U21 e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Lokomotivës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!