Spezia u mposht nga Napoli 3-0 në takimin e fundit të Seria A. Titullarë në këtë takim ishte edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, i cili ishte i pafat pasi goditi edhe traversën.
Ndërsa, Manaj arriti të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 41’, megjithatë ajo goditje nuk u quajt për pozicion jashtë loje.
Performanca e Manajt sot nga mediat italiane është vlerësuar me notën 5.5, pasi sipas tyre përveç fatit që nuk e lejoi të gjente golin, shqiptari nuk ia doli të ishte në nivel të njëjtë me kundërshtarët nga Napoli, ndërsa u ndal në disa raste nga Koulibaly dhe Juan Jesus. /f.a/abcnews.al