Ishte i pafat ndaj Celtic, Ancelotti qetëson tifozët për dëmtimin e Benzema

schedule13:25 - 7 Shtator, 2022

schedule 13:25 - 7 Shtator, 2022

Reali fitoi 3-0 ndaj Celtic në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Një sfidë që trembi jo pak tifozët, pasi sulmuesi kryesor i madrilenëve u zëvendësua që në pjesën e parë.

Do të ishte minuta e 26-të e takimit, kur Karim Benzema do t’i kërkonte Carlo Ancelottit të zëvendësohej pasi ndjente dhimbje në gjurin e djathtë.

Vendin e sulmuesit francez e mori belgu, Eden Hazard, i cili në fund arriti edhe të shënonte golin e tretë për “Los Blancos”, por pas ndeshjes kurioziteti ishte i madh për të mësuar gjendjen e Benzemas.

Ancelotti mendoi të qetësonte tifozët, teksa theksoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ndërsa lojtari d iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe gjendjen e gjurit të tij.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por do të duhet të presim se çfarë do të thonë testet mjekësore”, ka deklaruar tekniku i “Los Blancos”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!