“Njëra ishte shtrirë, tjetra e mbuluar me gjak”, flasin fqinjët e 44 vjeçares që u vra nga kunati në Elbasan

schedule15:47 - 17 Maj, 2023

schedule 15:47 - 17 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku një 58 vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Fqinjët e tyre thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.

Njëra prej tyre tregon momentin rrëqethës kur ndodhi ngjarja. Ajo tregon se dëgjoi zhurma dhe kur doli jashtë pa 44 vjeçaren të shtrirë përtokë ndërsa e motra ishte pranë saj e mbuluar në fytyrë me gjak. Fqinja i përshkroi dy motrat si vajza të mira dhe se nuk kishin probleme me njeri.

“Dëgjova zhurmë. Kërkoi ujë. Kishte gjak nga fytyra. Tjetra ishte shtrirë. Ajo që nuk plagosur kishte gjak nga fytyra. Dëgjova zhurma dhe dola. Kërkoi ujë, mora një kovë dhe ia çova. Gocat janë të mira, në punë të vet. Dhëndrin s’e njoh.”, u shpreh fqinja.

Ndërsa një tjetër fqinje tha: “Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”, u shpreh fqinja. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!