Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte fitorja e parë e luftës, forcat ruse largohen nga aeroporti Antonov, pamjet satelitore

schedule07:47 - 2 Prill, 2022

schedule 07:47 - 2 Prill, 2022

Rusët dorëzojnë fitore e parë që arritën me nisjen e luftës më 24 shkurt në Ukrainë. Pamjet e reja satelitore tregojnë se forcat ruse janë tërhequr nga aeroporti Antonov në Hostomel, 18 milje (rreth 29 kilometra) në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

CNN raporton se imazhet e marra të enjten nga Maxar Technologies, konfirmojnë informacionin e mëparshëm nga një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, i cili i tha se ushtria ruse kishte të ngjarë të ishte larguar nga aeroporti.

Imazhet e mëparshme satelitore treguan se rusët kishin ndërtuar mbrojtëse prej balte rreth automjeteve ushtarake dhe pozicioneve të artilerisë pas javësh gërmimesh në aeroport. Tani, vetëm mbrojtëset kanë mbetur.

Kapja e Antonovit ishte fitorja e parë e madhe e shënuar nga rusët në ditën e parë të luftës – 24 shkurt. Një numër helikopterësh transporti dhe sulmi i zunë pritë bazës dhe ushtarët ukrainas të vendosur atje; CNN dëshmoi disa nga përleshjet intensive në bazë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!