Dy persona me kapele dhe syze iu drejtuan makinës të armatosur, objektivi shpëton prej guximit

schedule09:54 - 13 Shkurt, 2020

schedule 09:54 - 13 Shkurt, 2020

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkodër ku të shtënat në lagjen “Parrucë” alarmuan qytetarët.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve nga policia se ngjarja nuk ka qenë aspak e çastit, por bëhet fjalë për një pritë të ngritur ndaj 32 vjeçarit Taulant Ahmeti.

Mësohet se bëhet fjalë për një tentativë për vrasje dhe një pritë e mirëfilltë ndaj tij duke tentuar që ta eliminonin.

Në momentin që Taulant Ahmeti zbriti nga makina, në drejtim të tij kanë shkuar të armatosur Gledis Ustabeqiri 23 vjeç, i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç.

Ngjarja

Taulant Ahmeti ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëhere Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyre dhe Hygert Muçaj, i cili ka qelluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Agresoret pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje i është përgjigjur me konfrontim fizik, edhe pasi ka parë armën, Ustbeqiri ka qëlluar tre herë por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre “Mercedes” me targa AA 250 VH .

Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre ndërsa në polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti, i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe më pas është lënë i lirë.

Ahmeti ka refuzuar të tregojë shkaqet e ngjarjes duke theksuar se as nuk i kishte njohur autorët pasi mbanin kapele dhe syze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!