“Ishte arrest kardiak, e kthyem në jetë me defribilator”, mjeku tregon ç’ndodhi me Eriksen

schedule17:31 - 13 Qershor, 2021

schedule 17:31 - 13 Qershor, 2021

Christian Eriksen trembi dje gjithë botën kur u rrëzua në fushë dhe rrezikoi jetën n ndeshjen mes Finlandës dhe Danimarkës për Euro 2020, me mjekun e tij që tregoi se në një moment ai nuk kishte rrahje zemre. Mjeku i kombëtares daneze, Morten Boesen tregon më shumë rreth diagnozës dhe gjendjes së Eriksen.

Ai zbulon një detaj, që tregon qartë sesa e rëndë ka qenë gjendja e mesfushorit. “Kam biseduar me Christian disa herë gjatë ditës dhe ai përgjigjet në mënyrë përkatëse dhe të qartë. Duket në rregull. Ka biseduar gjithashtu edhe me lojtarët.

Duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital për analiza dhe vëzhgime të mëtejshme. Testet e bëra deri më tani janë pozitive. Eriksen pësoi arrest kardiak. Në një moment ai nuk kishte shenja jete, por ne e rikthyem pas një goditje me defribrilator”, tha ndër të tjera mjeku Morten Boesen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!