Moderatori Blendi Fevziu ka zbuluar shuëm të fshehta nga jeta e tij private.
Në një intervistë të dhënë për ‘Revistën Class’, ai ka treguar ndër të tjera se si ka njohur bashkëshorten në vendin e njohur si ‘Bordura e Hotel Dajtit’.
‘E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht’, u shpreh Fevziu.
Më tej, ai ka zbuluar se Inesi me profesion është ekonomiste dhe është shumë e rezervuar përsa i përket famës. Fevziu ka theksuar se bashkëshortja nuk ndërhyn në punën e tij.
Jo, kurrë. Nuk më ka kërkuar ndonjëherë të heq dorë. Madje nuk ka ndërhyrë asnjëherë në punën time./abcnews.al