ISHSH shton kontrollet, gjobiten tre biznese që shkelën masat anti-covid

schedule12:25 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:25 - 9 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit janë gjobitur tre biznese të cilat janë kalur me shkelje të protokollit sanitar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë janë rritur edhe kontrollet nga ana e ISHSH, ku u regjistruan 1600 inspektime në total.

MSH  bën apel bizneseve të zbatojmë protokollet e sigurisë pasi çdo shkelje konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi mbi 1600 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

Janë vendosur 3 masa administrative për pezullim të aktivitetit në subjekte;
Nga Task- Forca antiCOVID në total janë kryer 104,564 kontrolle dhe monitorimet gjatë epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Respekto rregullat”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!