Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit te fëmijëve të prekur me Covid.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur se janë shtuar rastet e të vegjëlve që kanë nevojë për trajtim në spital.
“Ajo që shikohet më problematike është rritja në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç. Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta dhe gripi i tipit A”, ka thënë Daja.
Ndërkohë u bëjnë thirrje prindërve të tregohen vigjilent ndaj çdo shenje që fëmijët shfaqin dhe te kontaktojnë mjekun./abcnews.al