IShP: Nuk ka vend për alarm për epideminë e fruthit

schedule12:46 - 23 Gusht, 2018

schedule 12:46 - 23 Gusht, 2018

Instituti i Shëndetit Publik njofton se nuk ka vend për alarm sa i përket epidemisë së fruthit në Shqipëri. Përmes një noftimi ky institut informon për masat e marra në parandalimin dhe menaxhimin e kësaj epidemie.

Instituti i shëndetit publik konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epideminë e fruthit. Përmes një njoftimi për media ky institucion njofton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka forcuar masat për parandalimin dhe rikthimin e kësaj epidemie.
Sipas informacionit të shpërndarë, ISHP njofton se gjatë vitit janë kryer mbi 77,599 vaksinime, ku përfshihen persona që nuk kanë qënë të vaksinuar ose që vaksina nuk i ka funksionuar, persona që kanë pasur kontakt me të prekurit nga kjo epidemi, ata që rezultojnë me një dozë vaksine apo persona risku.

Tek kta të fundit kategorizohen personat e lindur mes viteve 1980-1990 që janë me një dozë vaksine, për të cilët ISHP prej dy vitesh kryen vaksina.
Instituti deklaron edhe evidentimin e fëmijëve të prapambeur në marrjen e saj duke kryer vaksinimin e menjëhershëm të tyre, si dhe ka bërë vaksinimin e popullatës së komunitetit rom.

Pjesë e masave të marra për vaksinimin e qytetarëve nga ISHP kanë qënë edhe takime me mjekët pediatër, mjekët e familjes, pjestarë të komunitetit mysliman si pasojë e refuzimit të vaksinimit nga ky komunitet, trajtime të mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe monitorim të zbatimit të ligjit ndaj sëmundjeve infektive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!