ISHP: Në Shqipëri janë 35 fëmijë me koronavirus dhe 5 gra shtatzëna

schedule13:40 - 7 Maj, 2020

schedule 13:40 - 7 Maj, 2020

Rovena Daja nga Institucioni i Shëndetit Publik, ditën e sotme njoftoi se aktualisht janë 35 fëmijë të konfirmuar me koronavirus në vend, ku 22 prej tyre janë shëruar.

Daja tha se gratë shtatzëna të konfirmuara pozitive janë 5 ndërkohë që 4 prej tyre janë shëruar.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje: Orari i ndalim qarkullimit shkelet haptazi dhe nuk respektohet, a jeni të shqetësuar për këtë situatë në një kohë që po shfaqen sipas raportimit tuaj edhe vatra të reja?

Rovena Daja: Situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Numri i rasteve nuk është në rritje megjithëse masat janë lehtësuar. Vigjilenca jonë në këto momente është maksimale si nga ana e epidemiologëve nëpër rrethe, mjekëve të familjes, ISHP, forcat e rendit. Shpresojmë që me lehtësimin masave të mos kemi rritje të rasteve.

Pyetje: Si i shihni shfaqjet e rasteve në fier dhe Shkodër ndërkohë që vazhdojnë Kruja dhe Kurbini, a është si pasojë e mosdistancimit social?

Rovena Daja: I bëjmë thirrje qytetarëve që çdo gjë tani varet nga ata, higjiena duhet të jetë maksimale dhe duhet të vijojnë distancimin fizik.

Pyetje: Gruaja shtatzënë do të vazhdojë në spital?

Rovena Daja: Ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar megjithatë i takon klinikës për të vendosur nëse do të qëndrojë ose jo.

Pyetje: A ka pavione të posaçme për gratë shtatzënë në maternitete?

Rovena Daja: Normalisht kemi vetëm 2 spitale Covid, ku shtrohen pacientët me koronavirus.

Pyetje: A ka pavione të posaçme për gratë shtatzënë nëpër maternitete?

Rovena Daja: Janë marrë të gjitha masat në 2 spitalet Covid, për të mjekuar të gjithë rastet

Pyetje: Sa ka shkuar numri i fëmijëve me Covid?

Rovena Daja: Aktualisht kemi 35 fëmijë të prekur ku 22 prej tyre janë shëruara

Pyetje: Po numri i grave shtatzënë me Covid?

Rovena Daja: Aktualisht kemi 5 gra me Covid, ku 4 prej tyre janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!