Numri i personave të prekur nga gripi në Shqipëri në rreth një muaj e gjysmë ka shkuar në 329 raste. Ndërkohë që katër persona kanë humbur jetën nga komplikacionet e shkaktuara prej tij. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon shifrat e të prekurve, ndërkohë që thotë se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit. AH1N1 përsërit Instituti i Shëndetit Publik është grip sezonal, tek i cili vaksina vepron dhe ofrohet falas për grupet më me risk. Ndërkohë në javën e parë të muajit shkurt ISHP vëren rritje të numrit të personave të prekur nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes. /abcnews.al
ISHP: 329 persona të prekur me virusin A të gripit
schedule12:24 - 12 Shkurt, 2019
schedule 12:24 - 12 Shkurt, 2019
