Ishin tek varrimi i hallës, pse ISHP insistoi tek tamponi i vëllezërve Budina

schedule14:17 - 19 Qershor, 2020

schedule 14:17 - 19 Qershor, 2020

Kryeministri Rama njoftoi sot përmes një postimi në Twitter dhe dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin pozitivë me koronavirus.

Mësohet se ISHP ka insistuar që t’u bëjë atyre tamponin mbrëmjen e djeshme duke i njoftuar në orët e para të ditës së sotme se ishin pozitivë dhe se nuk duhej të dilnin nga shtëpia.

Abcnews.al mëson se disa ditë më parë ata kishin shkuar në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi.

Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.

Në një lidhje me studion e Abc Neës, avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja tha se do të bënin padi për publikimin e emrave të vëllezërve Budina si të prekur nga koronavirusi, gjë e cila po përdorët politikisht sipas saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!