Dy automjete janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 Korriku në Shkodër.
Automjetet janë në pronësi të shtetasve 42 dhe 50 vjeç. Të dyja makinat ishin të parkuara në rrugë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

