Një grup turistësh francezë kanë humbur kontaktet në Korçë. Emergjencat civile kanë marrë njoftim se turistët kanë humbur komunikimin me grupin në zonën e Qafës së Gjarpërit të bashkisë Maliq.
Policia bën me dije se është njoftuar policia e Skraparit, pasi vendndodhja e dërguar gjendet shumë pranë bashkisë së Skraparit, pavarësisht se është në njësinë bashkiake të Korçës.
Ata janë gjetur më pas në një shtëpi të braktisur në fshatin Dushar, ku ishin strehuar pasi humbën kontaktet me pjesën tjetër të grupit. /abcnews.al