Dy raste të tjera me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, çifti ka udhëtuar me 40 persona në autobus

schedule20:11 - 6 Mars, 2020

schedule 20:11 - 6 Mars, 2020

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar dy raste të tjera me koronavirus. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh që janë kthyer së fundmi nga Italia.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë së vendit me anë të një konference për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, ministri Venko Filipçe u shpreh:

“Kemi dy raste të konfirmuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra të moshës 68 dhe 62. Të dy personat po vinin me autobus nga Bresha e Italisë. Gjatë rrugës ato janë ndalur në Kumanovë, Shkup dhe Dibër.”

Pas shfaqjes së simptomave bashkëshortët janë paraqitur tek mjeku dhe pas bërjes së analizave kanë rezultuar pozitivë. Burrë e grua kanë deklaruar se kontakt kanë pasur vetëm me vëllain e gruas gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në autobusin me të cilin ata kanë udhëtuar ndodheshin 40 udhëtarë të cilët pritet të identifikohen më vazhdim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!