Ishin gati për të kryer vrasje/ Policia e Vlorës dhe RENEA parandalojnë ngjarjen kriminale, arrestohen 6 persona

schedule10:48 - 18 Shtator, 2023

schedule 10:48 - 18 Shtator, 2023

Finalizohet operacioni policor i koduar “Obelisk”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, vihen në pranga shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

Santilno Basho dhe Mariglen Aliaj, pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, u kapën të armatosur në një lokal, me dy pistoleta gati për qitje.

Katër shtetasit e tjerë, tre prej tyre pjesë e grupit kriminal u vunë në pranga për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

Njoftimi i policisë:.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Obelisk”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” dhe Komisariatin e Policisë Vlorë.

Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.

Të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.

Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!