Ronela Hajati është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, e cila e kaq nisur karrierën në një moshë të re. Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga pjesëmarrja e saj në “Ethet e së premtes”. Asokohe vetëm 13-vjeç, Ronela shkruan se “shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e ka të njëjtën … si ditën e parë që pa kamerat kur u ndezën”.
“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbushën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën, e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë!
View this post on Instagram
Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën … si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si ‘përjashtimin’ e konkursit se isha shumë e vogël…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realizojë gjithë ëndrrat e saj!”, ka shkruar Ronela. xh.d/abcnews.al