“Ishim të pafat”, tekniku Sylvinho: Luajtëm për të siguruar barazimin

schedule23:45 - 10 Shtator, 2024

schedule 23:45 - 10 Shtator, 2024

Meritonin shumë më shumë, ama “Kuqezinjtë” tanë u munduan deri në fund.

Formën e mirë të djemve e komentli edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinhio, i cili u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës edhe pse sot erdhi një humbje përballë Gjeorgjisë pa asnjë gjuajtje në katërkëndor nga “Legjionarët”.

“Është ndeshje tjetër me Ukrainën e shumë ndrysh me Gjeorgjinë. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy skuadrat. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbara, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën.

Mungesat? Unë nuk mund të ankohem, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vëshitrë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol.

Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që kanë ardhur, por për fat të keq më duhet të lija jashtë një, Zekën. Por e pashe lojtarin në stërvitje. Pas dëmtimit të Muçollit nuk kemi lojtar mëngjërashë ndaj erdhën Spahiu e Zeka. Asllani po rritet, ka bërë një Europian të bukur. Ai si shumë, ka një karrierë shumë të bukur para.

Sa herë shihet një ndeshje e fitohet, thuhet nuk bëj asgjë, por po humbe… Hoxha e kam thënë që ndjehet zhurma jashtë, kam folur me lojtarin. Por ka një kohë që lojtari ka një rritje natyrale, janë lojtarë të rinj. E kemi sjellë në mars, e bëri Europianin që meritoi dhe e bëri mirë. Kur hyn në ndeshje bën mirë, pak nga pak po e kupton se nga fillimi është ndryshe. Ka kohë që duhet kaluar, është natyrale. Ai ka bërë një ndeshje të mirë, provoi 2-3 gjuajtje por ata ishin të rreshtuar mirë, nuk ishte e thjeshtë për ne.

Zero gjuajtje në portë? Nuk jam i shqetësuar, futbolli është kështu. Kemi pritur një ndeshje të vështirë. Gjeorgjia është një ekip që ka mundur 4-1 Çekinë, e njohim. Kjo skuadër doli me Spanjën, mundi Portugalinë, është ekip i fortë. Ka lojtarë shumë të fortë në mesfushë. Një prej tyre është një lojtar mes 20 më të mirëve në botë, ka fituar titullin te Napoli.

Obejktivi? Është të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh. Objektivi është të mbetemi në garë në teto dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi të mundohem të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, të provojmë situata, lojtarë, takika, por sidomos lojtarë. Kur mundemi, po.

Muçi? Në vend të kujt? Nuk mund të luaj me 12 lojtarë. Muçi është një lojtar i fortë, ka bërë një transferim te Beshiktash, një rritje të pabesueshme. Është i fortë, por ne kemi shumë të tillë. Ndryshimi i vendit dhe ligës nuk është i thjeshtë. AI është i rëndësishëm për ne, por në të ardhmen do të kthehet. Ai është i fortë, unë preferoj të flas për 24 që kemi këtu. Ai është shumë i fortë, shumë i mirë, po përshtatet në Turqi e sigurisht që është një lojtar që do kemi në objektivin tonë për tetorin”, u shpreh Sylvinho pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!