“Ishe shembullor, faleminderit për çfarë dhe në 10 vite”, Reali ndahet me Varane

schedule22:57 - 27 Korrik, 2021

schedule 22:57 - 27 Korrik, 2021

Raphaël Varane kaloi 10 vite fantastike te Real Madrid, fitoi çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos”, ndërsa në katër sezonet e ardhshme do e shohim me fanellën e Manchester United mbi supe.

Klubi anglez do paguajë 50 milion euro në arkat e Realit, teksa mbrojtësi francez, i cili ka qenë një tifoz i United kur ishte i vogël dhe kishte idhull Rio Ferdinand, realizon ëndrrën e fëmijërisë.

Në kryeqytetin spanjoll fitoi 18 trofe, teksa formoi një dyshe fantastike në qendër të prapavijës me Sergio Ramos. Reali i ka kushtuar disa rreshta 28-vjeçarit.

Klubi ynë të falënderon për profesionalizmin dhe sjelljen shembullore gjatë dhjetë sezoneve në të cilat mbrojte fanellën tonë, me të cilën fitove 18 trofe.

Real Madrid dëshiron të shfaqë gjithë dashurinë ndaj Raphaël Varane dhe familjes së tij, dhe i urojmë fat në këtë fazë të re të karrierës së tij profesionale“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!