“Ishe më i miri, s’ke çfarë bën i vetëm”, Elma i jep zemër Ronaldos

schedule13:38 - 8 Gusht, 2020

schedule 13:38 - 8 Gusht, 2020

Ronaldo shënoi dy gola kundër Lyon mbrëmë, por kjo nuk mjaftoi që Juventusi të kualifikohej në çerekfinale të Champions League. Portugezi normalisht ka dalë nga fusha e blertë i zhgënjyer, ndërkohë që presidenti Andrea Agnelli konfirmoi se sulmuesi nuk lëviz nga Torino.

Për t’i dhënë zemër Ronaldo ka menduar metra e tij, Elma Aveiro. Në llogarinë e saj në “Instagram” ajo shkruan se CR7 ishte më i miri dhe i drejtohet vëllait të saj duke i thënë se i vetëm nuk ka se çfarë bën.

“Ishe më i miri nga të gjithë. Krenar të të shoh të luash dhe të shoh përkushtimin tënd. Fatkeqësisht, i vetëm nuk bën dot gjithçka, është e pamundur.

Ti e di së kështu e ka futbolli. Mbi të gjitha duhet të mendosh që dhe më të mirën dhe vazhdon të jesh më i miri”, shkruan Elma, e cila edhe herë tjetër është munduar t’i japë kurajo vëllait të saj përmes postimeve në rrjetet sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!