“Isha shumë me fat”, adoleshentja që u kafshua nga krokodili bën rrëfimin e pazakontë

schedule17:00 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 17:00 - 6 Dhjetor, 2021

Një 18-vjeçare nga Anglia ka rrëfyer momentet e tmerrshme kur një krokodil e sulmoi gjatë pushimeve të saj në Zambia.

Amelie Osborn-Smith po bënte rafting në lumin Zambezi, kur një krokodil e kafshoi në këmbë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

“Në ato momente, nuk mendon më asgjë. Njerëzit thonë se të del e gjithë jeta para syve, por nuk ishte kështu. Vetëm mendoja se si të shpëtoja. Isha me shumë fat”, tha ajo teksa qendronte e shtruar në spital.

18-vjeçarja fillimisht ishte e bindur që do ta humbiste këmbën, derisa mjekët e shpëtuan.

“Kur më kafshoi në këmbë dhe më tërhoqi, isha e bindur se nuk do të kisha më këmbë. Pasi shpëtova, u thashë miqve të mi që rëndësi kishte që isha gjallë, nuk ishte problem plaga. Fatmirësisht, mjekët ma shpëtuan këmbën dhe më thanë që do të eci normalisht”.

Pavarësisht ngjarjes së pabesueshme, Amelie ka deklaruar se do të kthehet sërish në Zambia kur të shërohet.

“Kuptova që jetën mund ta humbasësh sa hap e mbyll sytë. Nëse jeton duke i stërmenduar gjërat, do të thotë se nuk po jeton siç duhet. Nuk duhet që incidentet të të frenojnë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!