Dekanin e Fakultetit të Arteve të bukura, skulptori dhe piktori, Artan Peqini, ka bërë një rrëfim gjithëpërfshirës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.
Ndër të tjera, ai është ndalur te një debat për një vepër që ka pasur disa vite më parë në Elbasan. Peqini ka thënë se atëherë ka qenë shumë i ri dhe i mungonte përvoja. Tani ka reflektuar dhe e konsideron një gabim.
“Unë kam pasur vështirësi me veprën 20 vite përpara. Atëherë isha shumë më i ri dhe përvoja mungonte. Edhe atëherë mendoja se çdo gjë ishte thellësisht personale dhe pa asnjë moment takimi me pritshmëritë e publikut. Ky është një gabim. Gjithsesi përveç idesë, ballafaqimit publikë, natyrisht në sheshe publike ka dhe nën rryma që nuk janë artistike, që nxisin debate shpesh dhe të kota, që lidhen jo më me veprën, por me emrin dhe fenome të tjera që nuk janë pjesë e krijimtarisë, por që natyrisht shfaqen si pjesë e debatit. Kjo e bën dhe me nënshtresa dhe më me debate diskutimin, por jo artistik”, u shpreh piktori./abcnews.al