Romeo Oço, 66-vjeçari i arrestuar për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari është liruar nga qelia, dhe është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokurori i çështjes, Tasim Puci i ka kërkuar gjykatës dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në një dalje për mediat ai deklaroi se i pandehuri e ka mohuar ngacmimin seksual, por është shprehur se ka pasur një marrëdhënie me të miturin dhe është afruar për të biseduar me të duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike.
“Nuk e ka pranuar ngacmimin. Ka thënë se ka biseduar dhe ka qenë një çik i pirë dhe nuk e mban mend se çfarë kanë biseduar. Unë kërkova arrest me burg por është lënë në detyrim paraqitje”, tha ai për mediat.
Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici nga 16-vjeçari K.J, që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.
Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar akuzën dhe palën mbrojtëse duke vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin,duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Romeo Oço u arrestua nën akuzën e “ngacmimit seksual” ndaj një 16-vjeçari. Ishte ky i fundit që denoncoi Oçon në polici mbrëmjen e së shtunës, duke rrëfyer gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij./m.v. abcnews.al