“Isha në shok”, këngëtarja e njohur rrëfen eksperiencën e frikshme në Afrikën e Jugut

schedule08:46 - 19 Janar, 2021

schedule 08:46 - 19 Janar, 2021

Anne-Marie ka treguar së fundmi një eksperiencë të frikshme në Afrikën e Jugut. Këngëtarja e hitit “Don’t Play” tha se po shikonte disa peshkaqenë, por mbeti “në shok” kur njëri prej tyre e goditi aksidentalisht ndërsa notonte.

“Aktivitetet emocionuese i kam të domosdoshme kur jam me pushime. Kur isha në një turne në Afrikën e Jugut u futëm në një kafaz për të parë peshkaqenë. Ishte ftohtë dhe një nga peshkaqenët na u afrua shumë. Ai notoi pranë meje dhe më qëlloi me bisht në fytyrë. Isha në shok”, deklaroi këngëtarja.

Ajo tregoi se gjatë udhëtimit të saj në Afrikë, vizitoi malin Table, shkoi në safari dhe pa nga afër disa nga krijesat më të rrezikshme. “Gjatë javës tjetër ne u ngjitëm në malin Table dhe shkuam në safari. Ishte një përvojë e pabesueshme.“, tha ajo.

Anne-Marie Dates Men & Women: She Opens Up In New Interview | Billboard |  Billboard

Ylli i pop-it 29-vjeçar ka qenë duke praktikuar karate që kur ishte fëmijë dhe do të donte të shkonte në Japoni për të studiuar artin marcial. “Kultura në Japoni është krejt e ndryshme nga Britania e Madhe. Unë mendoj se njerëzit atje janë rritur për të qenë më të respektueshëm se ne këtu dhe i gjithë vendi është më i gjallë se çdo vend tjetër që kam vizituar.”, shtoi ajo. /abcnews.al

Anne-Marie on TIDAL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!