“Isha në Europian me skuadër më të dobët se ju”, De Biasi motivon azerët

schedule11:58 - 17 Nëntor, 2020

schedule 11:58 - 17 Nëntor, 2020

Azerbajxhani luan sot ndaj Luksenburgut ndeshjen e fundit të fushatës së Ligës së Kombeve. Trajneri De Biasi është në vështirësi gjatë këtyre ditëve për shkak se sot duhet me patjetër një fitore për të mos rrezikuar rënien në Ligën D të Ligës së Kombeve.

 

Dje ish-trajneri i kombëtares sonë është munduar të motivojë lojtarët e tij në një mënyrë ndoshta efikase për azerët, por disi fyese për kombëtaren tonë. De Biazi shprehet se Shqipëria që shkoi në Europian, ishte më e dobët se ky Azerbajxhan. Nëse bën një krahasim të thjeshtë ky konstatim i De Biasit has në kundërshti.

“Kemi në skuadër lojtarë shumë të mirë. I kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve, deri te pushimi i tyre. Siç e kam thënë që nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Unë u kam shpjeguar qartë atyre se kanë potencial.

 

Tifozat Kuq e Zi

U kam thënë lojtarëve edhe se jam kualifikuar në Kampionatin Europian me një skuadër më të dobët se ata. Duhet të besojmë në aftësitë tona”, u shpreh De Biasi, duke motivuar lojtarët e tij, njëkohësisht edhe nënvlerësuar ish-skuadrën, që i dha edhe famën në arenën europiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!