“Isha i lumtur kur i dëgjova zërin”, një tjetër futbollist mposht Koronavirusin

schedule16:41 - 2 Maj, 2020

schedule 16:41 - 2 Maj, 2020

Mesfushori i Montpellier, Junior Sambia, e ka fituar duelin me Koronavirusin. 23 vjeçari ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore.

Sambia rezultoi pozitiv me Koronavirus javën e shkuar dhe nga dita e martë, ka qenë në spital. Presidenti i Montpellier, Laurent Nicollin, foli për “France Bleu” mbrëmë, ku u shpreh: “Nuk jam doktor, nuk mund të jap një përgjigje të saktë se si është gjendja e tij shëndetësore.

Por kur më mori në telefon dhe i dëgjova zërin, isha shumë i lumtur. Ai është një djalë i fortë, do të lër gjithçka pas. Kur morëm vesh lajmin që ai ishte pozitiv, ishim të gjithë të tmerruar. Të gjithë te Montpellier jemi si familje dhe kanë qenë ditë shumë të ngarkuara emocionalisht për ne”, u shpreh presidenti i klubit francez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!