Florian Marku, boksieri shqiptar që jeton dhe stërvitet në Angli, ka bërë së fundmi një postim në llogarinë e tij në “Facebook” dhe dyshon se ka kaluar Coronavirusin. Ai u bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm kështu mund të kalohet kjo situatë e vështirë.
“Nuk e di nëse e kalova Coronavirusin apo jo, por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shpi. Asgjë s’është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë.
Ju përshëndes të gjithëve, duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e gjithsecilit nga ne. Bëni durim, ky virus do marr fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi dhe nuk infektojmë të tjerë”, shkruan Marku. /abcnews.al