“Isha e pafuqishme për të kënduar”, Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës

schedule22:39 - 19 Maj, 2021

schedule 22:39 - 19 Maj, 2021

Është shoqëruar me emocione të forta puntata e mbrëmjes së sotme në “E ardhmja është vajzë”. Një ndër rubrikat më emocionuese ishte dhe “Në mundsh”, ku këngëtarja Era Rusi foli për momentet e fundit me gjyshen e saj, e cila ndërroi jetë në dhjetorin e kaluar.

“Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë netë pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime. Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë.“, tregoi Era.

Ajo kujtoi gjithashtu se në ditët e fundit të jetës së saj, së bashku me të motrën i kënduan një ninullë, me të cilën ata ishin rritur. “Gjyshja na këndonte një ninullë me të cilën ka rritur fëmijët, jemi rritur ne dhe po rriten dhe mbesat e mia.

Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas. Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte.”, tregoi Era. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!