James Rodriguez është goditja më e madhe që bëri Everton në merkaton e verës. Fantazisti kolumbian tregon për ESPN se çfarë ndikoi që të zgjidhte klubin anglez.
5 gola dhe 8 asiste këtë sezon për 29-vjeçarin latin, i cili zbulon edhe një prapaskenë të merkatos, që ndodhi përpara se të kalonte tek ekipi i Everton.
“Dua të jem i sinqertë, nuk do të shkoja tek Everton nëse nuk do të ishte Ancelotti aty. E them me gjithë zemër, Ancelotti është një nga shkaqet kryesore që ndikoi që të bëja këtë zgjedhje.
Isha pranë kalimit tek Atletico. Bisedova me Simeonen, ai më tha që do të isha një lojtar i rëndësishëm për të dhe akordi ishte shumë afër. Në fund nuk më lejoi Reali të ikja tek Atletico.
Florentino Perez e kishte të qartë që nuk do të luaja shumë me Zidane. Kalova një vit të vështirë te Reali, doja të vija tek Evertoni për të treguar vlerat e mia“, deklaroi kolumbiani. /abcnews.al

