Ish-zv/trajneri i Kombëtares kërkon lojë inteligjente ndaj Moldavisë, Farruk Sejdini: Duhet strategji për fitoren

schedule15:36 - 17 Qershor, 2023

schedule 15:36 - 17 Qershor, 2023

Besimin e ka të madh se do t’ia dalim. Shqipëria mund të fitojë sonte në sfidën eliminatore të Kampionatit Europian, ndonëse për këtë do të duhet lojë e zgjuar.

Ish-zv/trajneri i Kombëtares dhe ish-trajneri i njohur i Dinamos dhe ekipeve të tjera të Superligës, Farruk Sejdini, thotë për ABC News se rëndësi ndaj Moldavisë do të ketë strategjia dhe jo taktika.

“Nganjëherë nuk është numri i sulmuesve që e bënë ekipin sulmues, por mund të luajnë me 3 sulmues dhe 1 torrë, siç është Cikalleshi, që t’i krijojë hapësiriën 2 lojtarëve anësorë, siç janë Asani apo Uzuni, sepse janë lojtarë që e duan “hapësirën”. Por, në rast se kemi 3 sulmuesi e të 3 duan të dalin përpara mendoj se do ta kenë disi më të vështirë. Do të preferoja të ishte edhe Asllani. Unë mendojë se është një lojtar që di të futet pas shpine, di dhe të godasë nga jashtë zone.”

Ekziston një frikë se kombëtarja jo gjithmonë ka vazhdimësi.

“Ne e dimë se jemi ekip që mund të luajmë shumë mirë edhe kemi ato ashilacionet tona. Nuk di ta shpjegoj këtë të fundit, ndoshta nga karakteri shqiptar, nganjëherë lojtarët janë euforik dhe duan të tregojnë secili veten e vet, por mendoj që ky trajner, mesa kam mundur unë ta psikologjis, mendoj se do të bëjë detyrën e tij.”

Sejdini thekson edhe një anë tjetër pozitive të trajnerit Silvinjo.

“Personalisht kam shumë respekt, kuptohet aq sa e njoh e aq sa kam dëgjuar, për trajneri Sylvinho, për faktin se në këto 30 vite ai mund të jetë i vetmi, që preferoi të rrinte këtu, të ndiqte dhe futbollin shqiptar dhe ekipin përfaqësues nga Shqipëria dhe kjo mendoj që është një rekurs shumë i mirë për të dhënë shpresë.”

Sejdini paralajmëron se Moldavia nuk do të jetë rival I lehtë, siç e tregoi me barazimin 0-0 që I mori Çekisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!