Në mbështetje të protestës së studentëve dhe kërkesave ndaj tyre është bashkuar edhe ish/zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Në një prononcim për ABC News Muka tha se këta studentë po shprehin revoltën e 30 viteve. Sipas tij qeveria duhe ttë dridhet nga zëri i tyre pasi nuk ka pedagogë që japin dije, po kriminelë që s’kanë diploma gjimnazi.
“Është emocionues për të kërkuar transparencë për herë të parë po kërkojnë atë që se kanë kërkuar në 30 vite . Të gjithë këta kanë potenciale të jashtëzakonshme, t’i shërbejnë zhvillimit të shoqërisë . Unë i kam thënë troç. Jam në mbështetje të studentëve dhe këshillave studentorë.
Këta po shprehin revoltën e 30 viteve, ne duhet t’i mbështesim. Nga zëri i studentëve duhet të dridhemi. Të mos kesh pedagogë që të japin dije që s’kanë diploma gjimnazi e kuptoni në ç’gjendje jemi”./abcnews.al