Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka triumfuar në Karolinën e Jugut

schedule10:32 - 1 Mars, 2020

schedule 10:32 - 1 Mars, 2020

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka triumfuar në garën e katërt për zgjedhjet nominuese presidenciale të 3 nëntorit.

Në votimin e së shtunës kandidati demokrat ka marrë mbi 48 për qind të votave në shtetin e Karolinës e Jugut, duke u ngjitur në vend të dytë dhe duke rritur shanset për të qenë ai pretendenti përballë presidentit Donald Trump.

Mediat vendase raportojnë se mbështetja më e madhe për Biden ka ardhë nga votuesit afroamerikanë, që është komuniteti vendimtar në shtetin perëndimor të Amerikës.

Ndërkohë kryesuesi aktual i primareve, Bernie Sanders, mori më pak se gjysmën e votave të Biden, apo mbi 19 për qind, ndërsa ndjekësi i tij, Tom Steyer me 11 për qind njoftoi tërheqjen finale nga gara për nominim.

Rivalët e tjerë, ish-kryebashkiaku Pete Buttigieg, i treti në listën e kandidatëve demokratë për presidentë dhe senatorja Elizabeth Ëarren, aktualisht e katërta, secili morën më pak se 9 për qind të votave.

Të martën pritet që të jetë dhe një ndër garat më të rëndësishme pasi do të votohet njëkohësisht në 14 shtete dhe ku përcaktohet ndarja e rreth një të tretës së delegatëve në këtë fazë primare, mes tyre edhe shtetet më të populluara, si Kalifornia dhe Teksasi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!