Ish zëdhënësja e Berishës tregon arsyen: Pse vendosa të tërhiqem nga politika

schedule11:05 - 26 Maj, 2022

schedule 11:05 - 26 Maj, 2022

Erla Mëhilli ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta personale dhe profesionale. Ish zëdhënësja e Sali Berishës është tërhequr nga politika për t’ju përkushtuar televizionit, ku drejton prej një viti një emision politik.

E pyetur nga moderatori Alban Musa, Erla tha se e sheh veten për një kohë të gjatë në televizion ndërsa aktualisht nuk mendon që të kthehet në politikë. Cila ishte arsyeja e largimit nga politika? Erla tha se angazhimi në televizion erdhi në një kohë kur nuk e ndjente veten mirë në politikë.

“Kisha pak dyshim nëse do të arrija ta bëja dot të isha drejtuese e një emisioni politik. Por guxova sepse qëlloi në një moment kur nuk shkoja mirë me politikën. Ishte thyer marrëdhënia e dashurisë që kisha dikur. Kisha kohë që isha shkëputur. Vendosa që ta merrja këtë hap dhe të bëja diçka tjetër.

 

Nuk e shoh si një hallkë kalimtare, dua ta vazhdoj televizionin”, tha Mëhilli. Duke u ndalur te koha kur vendosi që të tërhiqej nga politika, Erla tha se nuk lejoi që ta përjashtonin nga partia.

“Nuk e lashë mundësinë që të më përjashtonte njeri se u tërhoqa vetë, pashë që politika isha përjashtuese në PD. Ishte situata e tilla dhe u tërhoqa. Punova me Berishën dhe për shkak të marrëdhënieve personale që kisha me të. Pastaj lindën dhe fëmijët. Mora kohë për t’i rritur ata. Ndryshuan dhe prioritetet.”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!