Ish-ylli i United kërcënohet me përfundimin e karrierës për shkak të një dëmtimi të rëndë

schedule18:52 - 8 Janar, 2023

schedule 18:52 - 8 Janar, 2023

Ish-asi i Manchester United dhe i kombëtares portugeze, Luis Nani ka këputur ligamentet e gjurit dhe duke marrë parasysh rikuperimin e gjatë dhe moshën e tij, shumë parashikojnë se karriera e tij ka përfunduar.

Nani është 36 vjeç dhe lojtar i Melbourne Victoria. Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin australian verën e kaluar pasi mbërriti nga Venecia.

“Frika jonë u konfirmua nga rezultatet e ekzaminimit. Të gjithë jemi shumë të zhgënjyer. Përvoja dhe cilësitë e tij drejtuese bënë ndryshime në ekipin tonë dhe kjo është një humbje e madhe për ne”,tha trajneri i skuadrës Toni Popovic.

Ditët më të frytshme të karrierës së Nanit i kaloi duke luajtur për Manchester United, për të cilin ai bëri 230 paraqitje nga 2007 deri në 2015.

Në vitin 2016 me Portugalinë fitoi Euro 2016. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!