Ish-ylli i Interit drej rikthimit në Itali, Fabrizio Romano zbulon gjithçka

schedule18:06 - 8 Janar, 2021

schedule 18:06 - 8 Janar, 2021

Të gjithë tifozët e futbollit e mbajnë mend mbrojtësin e krahut të majtë të Interit, Douglas Maicon, i cili ka qenë një nga më të mirët në rolin e tij. Brazilian vazhdon të luajë futboll dhe mesa duket do të rikthehet sërish në Europë, sërish në Itali.

Sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, 39-vjeçari pritet të udhëtojë nga vendlindja e tij drejt Italisë dhe do t’i bashkohet klubi Sona, i cili militon në kategorinë e katërt.

Ish-ylli i Interit shkëlqimin më të madh e pati pikërisht tek zikaltrit, ku fitoi dhe tripletën e famshme në vitin 2010. Gjithashtu ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares braziliane nga vitet 2003 deri në 2014. /abcnews.al