Ish-mesfushori i Arsenal, Jack Wilshere, vazhdon të jetë një lojtar i lirë. Anglezi nuk arriti të gjente dot një ekip në merkaton e verës dhe tashmë duket se gjërat po lëvizin për të.
Sipas raportimit të gazetarit italian, Nicolo Schira, është klubi i Rangers që ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Madje sipas tij palët janë në bisedime të acancuara dhe në ditët në vijim mund të kemi një marrëveshje.
Former Arsenal and West Ham midfielder Jack #Wilshere is in advanced talks with #Rangers. They can sign him as a free-agent. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) October 7, 2020
28-vjeçari ka luajtur për West Ham në dy sezonet e fundit dhe Wilshere numëron vetëm 16 ndeshje me londinezët në këto dy vite. Dëmtimet e shumta e kanë penalizuar atë, pasi kujtojmë se 10 vite më parë ai konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të Anglisë dhe jo vetëm. /abcnews.al