Ish ushtari rus kërkon të dëshmojë për krimet e luftës në Hagë

schedule15:40 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 15:40 - 19 Dhjetor, 2023

Një ish-ushtar rus, i cili ka kërkuar azil në Holandë dëshiron të dëshmojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për krimet e luftës të kryera nga forcat ruse.

Personi, i cili u identifikua në mediat holandeze si 60-vjeçari Igor Salikov, tha se kishte qenë një anëtar i forcave të mbështetura nga Rusia të Republikës Popullore të Donetsk në Ukrainën lindore që nga viti 2014, dhe kishte punuar si instruktor për grupin mercenar Wagner në Ukrainë.

Prokurori i lartë i Ukrainës për krimet e luftës, Yurii Belousov, tha për Reuters se Salikov tashmë kishte qenë në kontakt me prokurorët ukrainas për më shumë se gjashtë muaj dhe kishte dhënë disa dëshmi.


“Ai ka dhënë dëshmi të rëndësishme, disa prej të cilave tashmë janë konfirmuar, për pushtimin e 24 shkurtit 2022.

Ka raportuar për disa krime lufte, të cilat ne jemi duke i hetuar, e disa prej tyre tashmë janë konfirmuar,”tha ai. Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive ose shënjestrimin e civilëve në Ukrainë.

Salikov, në një intervistë të transmetuar të hënën tha se ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte plotësisht me ICC-në dhe se kishte dëshmuar personalisht “mizoritë kundër civilëve”.

Gjykata në qytetin holandez të Hagës ka nisur prej kohësh hetimet për krimet e dyshuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!