Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

schedule12:31 - 27 Gusht, 2020

schedule 12:31 - 27 Gusht, 2020

Specialja po vazhdon me dërgimin e ftesave për ish-ushtarët e UÇK-së në Kosovë.

I ftuari i fundit është veterani i UÇK-së, Skënder Zhitia. Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati me anë të një postimi në Facebook.

Gucati nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar Zhitia.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!