Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish ushtaraku shet relikte të së kaluarës/ E gjithë Shqipëria brenda një dyqani në Fier

schedule20:10 - 8 Nëntor, 2025

schedule 20:10 - 8 Nëntor, 2025

Brenda mureve modeste të këtij dyqani, gjendet as më shumë dhe as më pak, një muze historik. Pronari i tij, një ish-ushtarak tregton prej 16 vitesh, relikte të së kaluarës që tregojnë copëza historie nga gjithë Shqipëria

Të vizitosh këtë dyqan është si të udhëtosh pas në kohë. Sendet dhe objektet e vjetra, i grumbullon në qytete dhe fshatra, në familje që i kanë ruajtur dhe trashëguar në dekada madje dhe shekuj. Me syrin e stërvitur të një radiolokalizuesi të ushtrisë së para viteve ‘90, çdo objekt e vlerëson dhe prezanton me të gjitha karakteristikat e tij.

Për të kuptuar dhe treguar vlerën e sendeve, shumë prej të cilave datojnë që përpara 150 vitesh, Vlashi Priftit i duhet herë pas here të lexojë materiale historike.

Shqiptarët jashtë kufijve të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë vizitorë dhe klientë të rregullt. Enët prej bakri parapëlqehen në morinë e sendeve të vjetra.

Mes objekteve të rralla, janë edhe veprat e ish-diktatorit. I kërkojnë shqiptarët e diasporës dhe Vlashi o gjen siç thotë me humor në shtëpitë e komunistëve të vjetër.

Veshje popullore, gramafonë dhe radio të një epoke tjetër, sende të përdorimit të përditshëm nga banorët e trevave te ndryshme të vendit, por edhe monedha e parë shqiptare.

Dyqani i relikteve në Fier, vizitohet shpesh edhe nga studiues apo drejtues të institucioneve të trashëgimisë kulturore që herë pas here kërkojnë objekte për t’i ekspozuar në panaire. Turistët e huaj gjithashtu janë bërë vizitorë dhe klientë të rregullt të dyqanit plot relikte duke zbuluar një panoramë konkrete të së kaluarës sonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!