Ish-sulmuesi i Kukësit lë me “gisht në gojë” skuadrat shqiptare, Turqia e tërheq si “magnet”

schedule20:59 - 25 Gusht, 2022

schedule 20:59 - 25 Gusht, 2022

Ish-sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, përflitej për një kalim te skuadra e Partizanit, gjë e cila nuk u realizua.

Gjithashtu një tjetër destinacion u përfol edhe skuadra e Ballkanit që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, por edhe kjo pistë u hodh poshtë, pasi sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, sulmuesi i njohur do të transferohet në një kampionat tjetër.

Siç duket Turqia është kthyer në modë, pasi shumë futbollistë po e konsiderojnë mundësinë e të transferuarit në Ligën e Parë turke.

Për momentin emri i skuadrës tek e cila do të kalojë Guri nuk bëhet e ditur, teksa pritet të zbulohet së shpejti, me sulmuesin që “lë me gisht në gojë” skuadrat shqiptare duke zgjedhur kampionatin turk për të vazhduar karrierën e tij futbollistike. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!