Ish-sulmuesi i Italisë me ekip të ri, rikthehet pas 15 viteve në Brazil

schedule19:57 - 26 Mars, 2021

schedule 19:57 - 26 Mars, 2021

Eder ka zgjedhur të rikthehet në Brazil pas plot 15 viteve. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane (26 ndeshje dhe 6 gola me katër herë kampionët e botës), është lojtari më i ri i Sao Paulo.

34-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në dhjetorin e vitit 2022 me një nga klubet më të famshme dhe fituese të futbollit brazilian.

Eder i kaloi vitet më të bukura të karrierës te Sampdoria, teksa provoi të veshë edhe fanellën e Interit. Tre vitet fundit luajti në Kinë me Suning dhe Jiangsu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!