Ish shefi i inteligjencës izraelite, Amos Yadlin tha se Irani mund të sulmojë Izraelin menjëherë pas bastisjes që vrau komandantin e lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në Siri, së bashku me pesë oficerë të tjerë.
Yadlin tha se Irani mund të zgjedhë këtë të premte, të fundit të muajit të Ramazanit dhe ditën e Kudsit të Iranit, për t’iu përgjigjur sulmit në Damask, qoftë drejtpërdrejt ose jo.
“Nuk do të habitesha nëse Irani do të ndërmerrte veprime nesër”, tha Yadlin, një bashkëpunëtor i lartë në në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit, duke besuar në sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore./abcnews.al

